Një zjarr ka rënë në një banesë në qytetin e Pogradecit dhe dy persona janë lënduar.
Ngjarja është regjistruar në lagjen nr 1 të qytetit,në një banesë private.
40-vjeçari I.B, ka shfaqur probleme si pasojë e asfiksisë nga tymi, ndërsa shtetasja M. B., për të ndihmuar këtë të fundit, ka dëmtuar dorën duke thyer një xham të banesës.
Në vendngjarje shihen edhe njolla të shumta gjaku.
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 19.05.2021, rreth orës 11:45, në lagjen nr. 1, Pogradec, dyshohet se si pasojë e bombulës të gazit, ka rënë zjarr në banesën private të shtetasve I. B., rreth 40 vjeç dhe M. B., 33 vjeçe.
40-vjeçari, ka shfaqur probleme si pasojë e asfiksisë nga tymi, ndërsa shtetasja M. B., për të ndihmuar këtë të fundit, ka dëmtuar dorën duke thyer një xham të banesës.
Të dy shtetasit aktualisht ndodhen në Spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel