Pjesëmarrje në organizata kriminale, trafikim lëndësh narkotike, dhunë në familje e plagosje me dashje/ 7 të arrestuar në kryeqytet

19/05/2021 11:58
Foto ilustruese

7 shtetas janë arrestuar në Tiranë, për vepra të ndryshme penale.

43-vjeçari, Florian Mansaku është dënuar nga Gjykata e Firences me 6 vite burg për tregti lëndësh narkotike dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, që trafikojnë këto lëndë. Gjykata e Tiranës ka njohur këtë vendim de kështu, Mansaku do të vuajë dënimin me 5 vite burg në vendin tonë. (Pas konvertimit, që parashikon Kodi i Procedurës Penale).

19-vjeçari me iniciale K.M. ka plagosur me thikë bashkëmoshatarin e tij, i cili tashmë ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja a ndodhur në rrugën “Shote Galica”, në kryeqytet, ndërkohë që policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit.

43-vjeçari me iniciale R.Q. u ndalua nga policia, pasi kërkohej për dhunë në familje.

Po ashtu, 32-vjeçari me iniciale B.Gj. është dënuar me burg për ushtrimin e dhunës në familje dhe përndjekjes.

19-vjeçari me iniciale L.P. është arrestuar, pasi në banesë iu gjet një thikë.

Njoftimi i plotë:

Bien në prangat e Policisë 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë ekzekutimi i vendimit për shtetasin Florian Mansaku, 43 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë ka bërë njohjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Firence/Itali, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 6 vite burg, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Organizata kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. Sipas Kodit të Procedurës Penale, Gjykata e Apelit ka bërë konvertimin e dënimit me një dënim prej 5 vitesh burg, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Pjesëmarrjes në organizata kriminale”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. P., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë (thikë).

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë ndalimi i shtetasit R. Q., 43 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin e shtetasit B. Gj., 32 vjeç (i kapur nga seksioni i kërkimit), pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Përndjekja”.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. M., 19 vjeç, pasi në rrugën ”Shote Galica”, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin S. P., 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Gj., 30 vjeç dhe K. B., 62 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA