“Lëvizja në kohë Covid është në nivele të pabarabarta”, eksperti i sigurisë: Nëse vendet perëndimore kërkojnë certifikatë vaksinimi…

19/05/2021 12:26

Eksperti i sigurisë, Pëllumb Nako, ishte sot i ftuar në studion e “Breaking” në Top Neës, ku u shpreh se qarkulli i lëvizjes në kohë Covid është në nivele të pabarabarta.

“Rasti i Covid është një rast specifik. Në këtë kontekst gjithçka ka ndodhur në një kohë të shpejtë dhe institucionet tona, institucionet evropiane dhe jo ato evropiane , kanë pasur specifikat e tyre në menaxhimin e pandemisë, si dhe në regjimin e kufijve. Duke qenë se politikat kanë qenë të ndryshme, ato perëndimore kanë gjykuar se duhet një certifikatë vaksinimi, e në vendin tonë nuk është një gjë e tillë. Si pasojë jemi në një lloj pabarazie të qarkullimit në lëvizje. Kjo krijon sigurisht edhe siklete të tjera në lidhje me vaksinimin e popullatës. Tani jemi në sezonin turistik, e njerëzit kërkojnë vaksinim. E nëse këto vende perëndimore nuk e heqin këtë kërkesë, atëherë këtyre njerëzve u privohet e drejta për të udhëtuar”, tha Nako.

Ndërsa duke komentuar mbylljen pikës kufitare të Kapshticës, Nako tha se nuk e di arsyen se pse është marrë një vendim kaq drastik. Por sipas tij, mund të ketë ndodhur edhe për shkak se shqiptarët kanë paraqitur tamponë të parregullt kur u është kërkuar./gazetashqip

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA