Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar në “Open” dy detaje shumë të rëndësishme në lidhje me vrasjen e Endri Mustafës në qytetin e Shkodrës.
Lala ka bërë me dije se në vendin e ngjarjes ku u gjet Endri Mustafa mungonte celulari i tij. Detaji i dytë është se arma që u gjet në vendin e ngjarjes nuk dihet nëse i përket viktimës apo autorëve, ky detaj nuk është konfirmuar ende nga policia.
Klodiana Lala: Telefoni celular i viktimës nuk është gjetur dhe mendohet që mund të jetë marrë për ndonjë informacion. Nga momenti që ka dalë nga banesa dhe ka kaluar kohë, pra vrasësit kanë pasur kohë të kërkojnë dhe të bëjnë verifikime.
Detaji i dytë është një pistoletë e gjetur në vendin e ngjarje, për të cilën policia nuk jep detaje nëse i përket viktimës. Nëse i përket viktimës përse lëvizte i armatosur? Nëse kjo pistoletë ju përket autorëve, praktikisht i bie të jetë i autorëve.
Lala e ka cilësuar tipike mafioze vrasjen e Endri Mustafën në qytetin e Shkodrës.
Në emisionin “Open”, Lala tha se 15-vjeçari është përdorur si karrem për të nxjerrë nga shtëpia shënjestrën, i cili u gjet i pajetë pranë bregut të liqenit, i ekzekutuar me 6 plumba, një prej të cilëve e ka kapur në kokë dhe një në gojë.
Ndër të tjera, Lala tha se ekzekutorët janë siguruar që të mos e linin të gjallë dhe nuk kanë munguar kritikat për policinë sepse kanë shpallur në kërkim Ibrahim Licin, për të cilin thonë se nuk ka dhënë asnjë detaj që e bën autorin e dyshuar të vrasjes.
Top Channel