Policia e Shkodrës ka ndaluar dy persona të cilët kane dijeni apo janë të përfshirë në ekzekutimin e Endri Mustafës, trupi i pajetë i të cilit u gjet dje në zonën e Livadheve.
8 persona të cilët dyshohet se kishin dijeni për këtë ngjarje, janë shoqëruar nga policia ditën e djeshme ndërkohë që pas disa orësh hetime, policia ka ndaluar dy prej tyre dhe një është shpallur në kërkim.
Ende nuk behet i ditur identiteti i të ndaluarve, por mësohet se ndaj tyre janë kryer veprimet procedurale dhe janë ndaluar si të përfshirë në vrasjen e rëndë që tronditi Shkodrën.
Mustafa u gjet i ekzekutuar me 6 plumba në zonën e Livadheve. Ai është një emër i njohur në Shkodër si person me precedentë penalë dhe i lidhur me grupe kriminale të qytetit. I riu, baba i tre fëmijëve, u vra në mënyrë makabre, ku u qëllua me 1 plumb në gojë, 2 në kokë dhe 3 në gjoks. Nga këqyrja e trupit dyshohet se fillimisht ai është dhunuar dhe më pas është qëlluar me armë zjarri.
Mustafa u gjet i vrarë 3 ditë pasi familja e tij e kishte denoncuar zhdukjen.
Top Channel