Top Story iu drejtua me një kërkesë zyrtare institucionit të Presidencës, për të na vënë në dispozicion të gjithë listën emërore të dekoratave të shpërndara që nga viti 1991, por për presidencën kjo ishte një punë voluminoze e që kërkonte shumë kohë.
Por le ti hedhim një sy listës jo të plotë me 760 dekorata të shpërndarë nga Presidenca përgjatë viteve 2013 e deri mëtani e siguar nga Top Story.
Pa mohuar kontributin e askujt, nuk mund të mos mendojmë se në disa raste medalja e presidentit është një mbivlerësim.
Më konkretisht, në fillim të muajit prill të këtij viti, presidenti Ilir Meta, nderoi mes një grupi tiranasish, edhe pedagogen Mirela Bogdani njëkohësisht anëtare e Këshillit Kombëtar të PD, ‘Për Merita të Veçanta Civile’. Në të njëjtën event, mes të dekoruarve ishte edhe biznesmenia Klodiana Toptani, që administron Kalanë e Tiranës me motivacionin “Për meritën dhe kontributin e shquar në ruajtjen e pasurisë kulturore, historike, shpirtërore dhe monumentale të kryeqytetit, veçanërisht për përkushtimin dhe vizionin për ta kthyer Kalanë e Tiranës në qendër të kulturës”.
Presidenti Meta do të futet në histori si presidenti që nuk njeh limite në shpërndarjen e këtyre titujve, duke dekoruar madje edhe restorante.
Me motivacionin “Për mjeshtërinë e lartë në artin e gatimi”, presidenti Meta nderoi me titullin “Mjeshtër i Madh” restorant “Freskun” në fillim të muajit prill.
Në po të njëjtën kohë, Meta i dha titullin “Mjeshtër i madh” edhe Gjon Dukgilaj, pronar i restorantit “Tradita toskë & gegë” në Shkodër. Arsyeja që e bëri presidentit ti japë një medalje kaq të rëndësishme kishte lidhje “Me arritjet e suskseshme në fushën e kulinarisë”.
Emisioni i plotë
Top Channel