Studiuesi Artan Lame, i cili ka realizuar dy botime për të gjithë dekoratat të shpërndarë në vendin tonë, që në fillesat e shtetit shqiptar e deri në ditët e sotme, shpjegon se aktualisht në botë ka 4 sisteme dekorimesh.
I pari është sistemi anglosakson, i përqendruar kryesisht tek Britania e Madhe, Amerika dhe ish kolonitë e tyre.
I dyti është sistemi kontinental evropian, me bazë sistemin francez dhe ish kolonitë e tyre. Këtë sistem ka ndjekur shteti shqiptar deri më 1944-ën.
Sistemi i tretë është sistemi sovjetik, të cilin e kanë pasur ish- vendet e bllokut lindor, midis të cilëve edhe Shqipëria deri në vitin 1990-të.
Ironikisht, sistemi i katërt, që sipas tij është veç gjithë botës, është sistemi shqiptar.
“Sistemi i katërt është sistemi shqiptar, që është unikal në botë. Madje nuk është sistem, është një gjë totalisht pa kuptim. Sistemi i dekorimeve dhe mënyra e dhënies së dekoratave në Shqipëri është komplet një gjë unikale, ndaj unë pretendoj ta quaj që është veç botës. E quaj sistem të katërt” u shpreh Artan Lame, Studiues.
“Sistemi jonë nuk ka lidhje me asnjë lloj sistemi. Është folklor, folklor shqiptar” u shpreh Artan Lame, Studiues.
Emisioni i plotë
Top Channel