Raste të dyshimta për votim të shumëfishtë në qarkun e Gjirokastrës/ KAS shpall vendimin nesër

18/05/2021 11:20

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve do ta shpallë ditën e nesërme në orën 09:00 vendimin për rastet e dyshimta të votimit të dyfishtë në qarkun e Gjirokastrës.

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka kërkuar praninë e  nënkomisioneres, Lealba Pelinkut për të sqaruar rastet e votimit të shumëfishtë me kërkesë të përfaqësuesit të PS-së dhe të 3 anëtarëve të KAS.

Lealba nuk e pranoi ftesën e KAS, ndërsa ka thënë se sqarimin do ta bënte me shkrim.

Koli Bele, pjesë e KAS kërkoi shtyerjen e seancës dhe praninë e nënkomisioneres.

“Të shtyhet seanca që të kemi diskutim sqarues me praninë e nënkomisioneres”, tha ai.

Gazetarja Kristi Gongo ka zbuluar  në shkresën e firmosur nga nënkomisionerja e KQZ,  Lealba Pelinku se rastet e dyshimta për votim të shumëfishtë në qarkun e Gjirokastrës janë 73, ku 12 shenja gishtërinjsh kanë qenë për 70 zgjedhës. Ndërsa ka pasur 2 raste që i njëjti person është identifikuar dy herë në qendra votimi të ndryshme.

Rezultatet për qarkun e Gjirokastrës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA