Nga pamjet sugjerohet se Harry do t’i rikthehet traumës së vdekjes së nënës së tij Princeshë Diana, në një serial të rrjetit Apple TV+ mbi shëndetin mendor.
Duka dhe Dukesha e Sussex janë shfaqur së fundmi në një klip emocional televiziv për serialin e Harry mbi shëndetin mendor, së bashku me gazetaren e njohur amerikane Oprah Winfrey.
Reklama dy-minutëshe tregon pamje arkivash të funeralit të Princeshës së Uellsit, Diana në vitin 1997, ku Harry, asokohe 12 vjeçar, qëndronte me kokën e ulur pranë arkivolit të nënës së tij, bashkë me të atin Princin e Uells, i cili flet për ta ngushëlluar.
Harry tregohet gjithashtu në një bisedë me Winfrey, ku thotë: “Të marrësh vendimin për të kërkuar ndihmë, nuk është një dobësi. Në botën e sotme, gjithnjë e më shumë është një shenjë force”.
Seriali i dokumentarëve me titull “The Me You Can’t See” (Vetja ime që nuk shihni dot) nis të premten në SHBA dhe përfshin disa figura të njohura të ekranit që flasin për shëndetin e tyre mendor. Në klipin reklamues tregohen intervista të Winfrey me Lady Gaga, Glenn Close apo basketbollistin e San Antonio Spurs, DeMar DeRozan.
Disa nga të intervistuarit shihen thuasje të përlotur teksa diskutojnë eksperiencat e tyre.
Gruaja e Harry, Meghan bën edhe aj një paraqitje të shkurtër, duke ardhur pranë Harry. Ajo mban në prehër djalin Archie, në pamjet e regjistruara rreth ditëlindjes së tij të pestë.
Harry thotë: “Rezultatet e këtij viti do të ndjehen për dekada me radhë. Fëmijët, familjet, burrat, gratë, të gjithë.”
Harry e Winfrey janë producentë të programit të ri. Faqja e internetit e ish-çiftit mbretëror thotë se ata do të mbajnë “një diskutim të hapur e të ndershëm për shëndetin mendor dhe mirëqenien emocionale, duke folur për rrugëtimet personale dhe vështirësitë”.
Harry ka folur më parë për trazirën emocionale të vrasjes së nënës në aksidentin automobilistik në Paris në 1997, duke thënë se kishte kaluar dy dekada pa menduar për vdekjen e saj, dhe kur rrjedhimisht e bëri këtë me ndihmën e psikologëve, përfundoi në “kaos total”.
Top Channel