Ish zyrtari i policisë, Arben Hajdarmataj ka folur për rregullat kanunore në qytetin e Shkodrës që funksionojnë mes aktivitetit kriminal duke përfshirë edhe rastin e ekzekutimit të 32-vjeçarit Endri Mustafa.
Ndonëse është shpallur në kërkim për vrasjen i biri, Mustafa Lici ka shkuar për ngushëllim në familjen e Mustafës, gjë të cilën Hajdarmataj e cilëson si një prej rregullave kanunore që nuk janë prezant në asnjë qytet tjetër të Shqipërisë.
Arben Hajdarmataj: Shkodra ka disa rregulla kanunore dhe këtë e shohim që Mustafa Lici shkon tek shtëpia e viktimës për ngushëllim dhe kjo bëhet për rregullat e veta. Në Shkodër ka fakte, kemi familje të ngujuara më shumë se në rrethe të tjera, funksionojnë këto rregulla kanunore edhe përse i përket aktivitetit kriminal. Edhe faktit që bashkëshortja e viktimës thotë që e ka marrë fisi Bajra dhe më thotë që nuk të kemi gjakun borxh, tregon edhe rregullat kanunore që nuk funksionon as në Vlorës, as në Tiranë, as në Elbasan. Unë kam vërejtjet e mia që i kam bërë prezent gjithmonë, mund të jetë pjesa më e keqe e të këqijave që është moskomunikimi i policisë me publikun dhe mediat.
Ndërsa gazetari Elton Qyno theksoi se ekziston kodi i heshtjes për shkak se Shkodra nuk ka prodhuar asnjë të penduar dhe të gjithë pëshpërisin me njëri-tjetrin por nuk flasin para institucioneve.
Elton Qyno: Atje është lagje dhe kur flasim për mafie, ai jep urdhrin në Shkodër dhe vritet në Sarandë. Policia nuk ka dhënë detaje se kemi një hetim që ka 24 orë që ka nisur dhe nuk mund të ketë një dinamikë se çfarë ka ndodhur. E kemi rastin e Elbasanit të vrasjes së Pjerin Xhuvanit. Kemi kodin e heshtjes. Shkodra është e mbuluar nga kodi i heshtjes se nuk ka prodhuar një të penduar. Kodin e heshtjes nuk e kanë me njëri tjetrin, por e kanë me institucionet që ngjarja të dokumentohet.
Top Channel