COVID-19 në Kosovë, 64 raste të reja dhe 1 viktimë gjatë 24 orët e fundit

18/05/2021 15:58

Në Kosovë gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar me koronavirus 64 persona dhe është raportuar 1 viktimë.

Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve është rritur ndjeshëm, megjithatë situata epidemiologjike është e qëndrueshëm.

Sipas IKSHPK-së rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 12 raste, Ferizaj 9 raste, Skenderaj 7 raste, Mitrovicë 6 raste, Prizren 5 raste, Deçan 3 raste, Gjakovë 3 raste, Istog 3 raste, Klinë 3 raste, Malishevë 2 raste, Obiliq 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Fushë-Kosovë, Gjilan, Kamenicë, Pejë, Shtime dhe Suharekë.

Rasti i vdekjes është nga komuna: Gjilan 1 rast (72 vjeç).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA