“Zgjedhjet në PD gjithëpërfshirëse”, Tritan Shehu zbulon a do të kandidojë për kryetar

17/05/2021 11:14

“Zgjedhjet brenda Partisë Demokratike, të detyrueshme dhe gjithëpërfshirëse”. Kështu u shpreh ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, teksa ishte i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News.

Sipas tij, diskutimet brenda PD-së janë shumë normale dhe se zgjedhjet në qershor do të jenë brenda parimeve demokratike. I pyetur nëse do të ishte më mirë nëse kryetari Lulzim Basha, do ishte më mirë që të jepte dorëheqjen, Shehu tha se “është diçka personale që secili mund ta bëjë kur të dojë.

Këtu ndërhyn Indrit Hoxha, i cili i kujton Shehut se ai e ka bërë njëherë një gjest fisnik, duke dhënë dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike.

“Dorëheqja është diçka personale. Ka një proces demokratik që u bë, që nuk kishte votë kundër. E gjithë procedura u votua edhe nga ata që duan dorëheqjen. Zgjedhjet e 13 qershorit janë të rëndësishme, pjesa tjetër nuk ka rëndësi. Dolën kundër Bashës, dolën kandidaturat, disa dhanë dorëheqjen, e duhet patjetër një zgjedhje. PD ka këshillin, ka një kryetar. jemi në një proces të rizgjedhjes së kryetarit, e prandaj kërkohet një gjithëpërfshirje që të jemi drejt një mbyllje”, tha Shehu.

Ndërsa i pyetur nëse do të kandidojë për kryetar partie, Shehu tha se ka qenë njëherë dhe ka dhënë dorëheqjen.

“Jam një nga anëtarët, aktivistët e Partisë Demokratike. Jam zgjedhur deputet dhe do vazhdoj me këtë, duke dhënë të gjithë maksimumin tim për të qenë sa më të bashkuar”, tha ish-ministri i Shëndetësisë.

Më pas Shehu u bëri thirrje gjithë anëtarëve të PD-së, duke u thënë që të jenë përpara njerëzve të PD-së.

“Janë elektorati që po vuan, e ne duhet të jemi pranë tyre. Deputetët duhet të jenë të gjithë pranë vendeve të tyre, elektoratit të tyre”, tha Shehu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA