U përdhunua nga një banor i zonës kur po lypte/ Rrëfimi i 13-vjeçarit: Vrapova por më ndoqi, më çoi te varrezat… tani kam frikë të dal jashtë

17/05/2021 13:55
Foto ilustruese

Një 13-vjeçar rrëfen se është përdhunuar nga një djalë, 18 vjeç, rreth 6 muaj më parë, që ende nuk është dënuar, duke ndikuar në gjendjen psikologjike të të miturit.

Për “Shqipëria live”, ai tregon historinë e rëndë: “Isha një ditë në Cërrik, po lypja. Më pa një djalë dhe më ndoqi me vrap. Ika për shtëpi, ai qëlloi aty dhe tha hajde ikim këtej. Nuk kishte njerëz të tjerë. Kërkova ndihmë, por nuk erdhi njeri. Pastaj, tha hajde ikim për shtëpi, por mos i thuaj askujt se do të vras”.

Ai thotë se i tregoi së ëmës, por ajo e injoroi: “Më kapi Eri, i thashë mamit. Mami nuk reagoi. Pas 5, 6 ditësh, i thashë babit. Bashkë ikëm në polici”.

Vetë i ati rrëfen se Eri është një banor i zonës dhe e ka kërcënuar djalin që të mos tregonte. “Një natë nuk erdhi në shtëpi, e kërkuam dhe nuk e dinim nga ishte. Më tha pas 5-6 ditësh, që Eri e kishte kërcënuar se do ta vriste. Atë natë e kishte çuar në varreza dhe djali ishte trembur shumë. Tani ka probleme, nuk shkon në shkollë, ka frikë të dalë jashtë, askush nuk më ka ofruar ndihmë”, tregon i ati, identiteti i të cilët u mbajt i fshehtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA