Një vajzë e vogël nga Gaza i ka mbijetuar sulmit tragjik izraelit që shkatërroi i shtëpinë duke vrarë nënë e saj dhe katër motrat e vëllezërit.
6-vjeçarja Suzy Eshkuntana, është bashkuar tashmë me babanë e saj pasi u nxorr e gjallë nga rrënojat e shtëpisë së saj dhe u dërgua në spitalin Shifa në Gaza.
Vajza kishte qëndruar për shtatë orë e bllokuar në rrënoja.
“Më fal bija ime, ti ulërije por unë nuk vija dot te ty”, tha babai i saj Riyad Eshkuntana pasi mjekët e sollën atë në shtratin pranë tij.
Shtëpia e familjes palestineze u godit nga predha e një avioni izraelit dje në Gaza, në një valë të re sulmesh ku zyrtarët vendas të shëndetësisë thanë se 42 njerëz u vranë, 10 prej të cilëve fëmijë. Numri total i një javë bombardime në Gaza është tashmë 192 njerëz, shumë prej të cilëve fëmijë.
Izraeli thotë se po sulmon grupin militant islamist Hamas që kontrollon zonën e populluar rëndë të Rripit të Gazës, dhe ka lëshuar deri tani rreth 2000 raketa drejt Izraelit duke shkaktuar disa të vrarë.
Top Channel