Shembet suvaja e një ndërtese historike në Shkodër, dëmtohet aktori
17/05/2021 16:28
Zona muzeale e “Gjuhadolit”, rrugica tradicionale e Shkodrës ishte mikpritëse e “Koliqianës”, shfaqjeve me anë të cilave aktorët e teatrit “Migjeni” po përcjellin tek qytetarët, në një formë artistike, veprat letrare të poetit Ernest Koliqi.
Për të ndjekur këtë vepër nuk munguan as miqtë nga Tirana.
Në përfundim, teksa aktori Simon Shkreli po tregonte për emocionet e kësaj shfaqje, një pjesë e fasadës së një prej godinave të Gjuhadolit u shemb duke dëmtuar një prej kolegëve të tij.
I lënduar mbeti aktori Nikolin Ferketa.
Top Channel