Prokurori i përgjithshëm, Olsian Çela në Fier: Denoncimet për krimet zgjedhore janë të konsiderueshme!

17/05/2021 12:26

Pas takimit në prokurorinë e Fierit, prokurori i përgjithshëm Olsian Çela sqaroi edhe arsyet e vizitës.

Ai ndër të tjera shpjegoi se denoncimet për krimet zgjedhore në Fier janë të konsiderueshme.

“Hetimet për denoncimet për krimet zgjedhore në kuadër të takimeve që po bëhen në prokuroritë e rretheve.

Rëndësi ka hetimi korrekt për këto denoncime dhe transparenca ndaj publikut. Denoncimet për krimet zgjedhore në Fier janë të konsiderueshme.
Çështja e dytë që u trajtua ishte pastrimi i parave dhe evazioni fiskal.

Funksionimi i një seksioni të posaçëm që prokuroria e Fierit ka për pastrimin e produkteve të veprës penale dhe evazionit fiskal. Rritje të efikasitetit për evazionin dhe ligjin antimafia. Hetime të rëndësishme edhe për kërkesat e ndërkombëtarëve për luftën ndaj pastrimit të parave dhe korrupsionin dhe krimin e organizuar”, tha Çela.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA