Kapja e 400 kg kokainë në Kosovë, përfaqësuesi i autoriteteve italiane: Me rëndësi ka qenë…

17/05/2021 22:27

Në portin e Durrësit mbërriti disa ditë më parë një sasi e madhe droge e cila ishte vënë në ndjekje nga policia italiane dhe ajo shqiptare.

Ngarkesa e drogës ka udhëtuar drejt Kosovës dhe në Lipjan është ndalur nga Policia e Kosovës.

Pas kontrollit të mjetit është gjetur një sasi prej 400 kilogram kokaine.

Pas këtij operacioni, përfaqësues të prokurorisë së Kosovës, të SPAK-ut nga Shqipëria dhe anti mafies italiane u mblodhën në një konferencë live për të treguar për rezultatet e këtij operacioni.

Përfaqësuesi i autoriteteve italiane u shpreh se ka qenë tepër me rëndësi të dihej destinacioni nga ku ka ardhur kjo sasi dhe ku do të drejtohej.

“Dua të falënderoj kryeprokurorin e Kosovës, po ashtu edhe kryeprokurorin e SPAK. Ka qenë me rëndësi të dimë destinacionin nga ka ardhur dhe ku ka qenë e drejtuar kokaina dhe si rezultat do të thotë që ka ardhur drejt sekuestrimit të një sasie të lartë. Ka qenë një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit të autoriteteve të cilat kanë bërë zbulimin e këtij rrjeti. Falënderoj prokurorët dhe kolegëve të mi”, tha Carriero.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA