Gara për kreun e ri të PD, Enno Bozdo dorëhiqet nga Komisioni Zgjedhor 

17/05/2021 12:15

Procesi i zgjedhjeve në Partinë Demokratike po shoqërohet me kontestime jo vetëm nga grupit kritik i liderit demokrat.

Gazetarja e Top Channel, Elda Menga ka mësuar se sot në orën 17.00 do mbahet mbledhja e parë konstituive  e Komisionit të Zgjedhjeve në selinë blu, por anëtari Enno Bozdo nuk do të jetë prezent pasi ai ka refuzuar të bëhet pjesë e procesit zgjedhor.

Vendin e tij në komision pritet ta zërë anëtari zëvendësues Çlirim Gjata.

Ky vendim i Bozdos për të hequr dorë vjen vetëm një ditë pasi Kryesia dhe Këshilli Kombëtar miratuan përbërjen e Komisionit Zgjedhor me kryetar Jemin Gjanën dhe anëtarë, Albana Vokshi,  Belind Kelliçi, Eno Bozdo, Mimoza Hasekiu, Albert Avduli, Gjoke Vuksani si dhe ndihmes  Ervin Minarolli dhe Lulzim Omuri. Për çdo të papritur Çlirim Gjata u vendos të jetë anëtar zëvendësues.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA