Forcat e Armatosura rindërtojnë urën në fshatin Kalivac, u shemb nga reshjet intensive
17/05/2021 18:50
Forcat e Armatosura shqiptare kanë përfunduar rindërtimin e urës së fshatit Kalivac, në njësinë administrative Ungrej, në bashkinë e Lezhës.
Kujtojmë se, kjo urë u shemb nga reshjet intensive që përfshinë vendin tonë në ditët e para të muajit janar.
Shembja e kësaj ure solli vështirësi për banorët e zonës, por sot ata kanë një urë të re për të lëvizur, ndërmjet fshatrave por edhe me qytetin.
Top Channel