Agjencia “Aplikime punësimi” mashtron të tjerë persona. Në emosionin Fiks Fare bëjnë apel të mos i besojnë kësaj agjencie!

Pas trasmetimit në emisionin investigativ Fiks Fare sesi agjencia “Aplikime punësimi” bën kontrata fiktive në redaksinë e emisionit pati edhe ankesa të tjera. Dy qytetarë të tjerë i janë drejtuar Fiksit ku tregojnë mënyrën sesi kjo agjenci ka abuzuar me kontrata fiktive pune duke i bërë në këtë mënyrë shënjestër të një mashtrimi të madh që ka pasoja mbi qytetarët. Sipas tyre kontratat e punës nxjerrë nga kompania ” Aplikime punësimi” nuk kanë vlefshmëri për askund, por ky problem nuk mbaron me kaq . Qytetarët rrëfejnë se për shkak të kësaj kontrate fiktive kanë bërë edhe burg në vendet respektive ku ata kanë shkuar. Kanë paguar nga 300 euro për kontratën e punës pa përmendur shpenzimet e biletave e hotelit, por pavarësisht se kanë patur gjasme në dorë një kontratë pune më vonë u është dashur të kryejnë pagesa ekstra si turistë. Qytetarët apelojnë nëpërmjet emisionit Fiks Fare që njerëz të tjerë mos të mashtrohen nga këto kontrata fiktive. Një nga denoncuesit shkon në zyrat e agjencisë “Aplikime punësime”.

Kërkon për të takuar përgjegjësen Marjana Balliu, por nuk gjendet në zyrë. Punënjoset e telefonojnë dhe ja kalojnë në telefon denoncuesit. Përgjegjësja i thotë se nuk ka fytyrë për të shkuar më në zyrat e kësaj agjencie dhe aq më pak të kërkoj dhe paratë që ka paguar.Pasi sipas saj djali e kishte fyer dhe ofenduar në telefon. Fakt të cilin ai e përmend gjatë intervistës me gazetaren e Fiksit që e ka ofenduar Marjana Balliun, pasi iu dogj bileta e udhëtimit dhe kontrata e tij ishte fiktive. ” Unë e mora direkt dhe e kam ofenduar, pasi unë ngela në vend të huaj pa asnjë mbrojtje, ca priste zonja t’i vija me buqetë me lule?!” shprehet ai.Por për kontratën fiktive të punës që qytetareve u ka kushtuar jo vetëm në para, por edhe kanë bërë burg për shkak të kompanisë ” Aplikime punësimi”. Denoncuesi shprehet se përveçse kontratës që ai kishte përftuar nga kjo kompani nuk ishte e vërtet dhe si pasojë policia e Maltës e ka çuar në burg për 6 ditë, pasi ky ishte një mashtrim e si i tillë dënohej. Zonja Balliu e cila është përfaqësuese e e kësaj kompanie punësimi nuk mban asnjë përgjegjësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA