17 Maji, Dita Kundër Homofobisë/ Komuniteti në Shqipëri protestë paqësore (Foto+Video)
17/05/2021 11:40
17 Maji është Dita Kundër Homofobisë, ku pjesëtarë të komunitetit dhe persona pro tyre mblidhen për të dhënë një mesazh që janë të barabartë si çdo qytetar.
Më 17 maj organizatat LGBTI+ dhe ProLGBT organizojnë parada ose protesta paqësore me flamurin simbolik në ngjyrat e ylberit ose pankarta me mbishkrime.
Ditën e sotme, pjesëtarë të paktë janë mbledhur në sheshin “Skënderbej”duke hapur vetëm flamurin shumëngjyrësh.
Prej vitesh LGBTI+ kërkojnë të drejtat e tyre dhe trajtimin e barabartë në shoqëri.
Top Channel