Elio Driza është 3 vjeçari më i ditur në Shqipëri. Ai ka pasion librat.
Kurse ky është 8-vjeçari i dashuruar pas matematikës. Nikoll Prendi kur ishte 4 vjeç mësoi përmendësh mijëra vargje të At Gjergj Fishtës.
Ndërsa ky është inteligjenti që habiti shtetin francez. Ai kërkon të dijë gjithçka rreth historisë. Jamarbër Hoxha, djaloshi me aftësi ndryshe që ka lexuar mbi 300 libra. Këta janë disa nga fëmijët talent të Shqipërisë.
Elio Driza është nga Elbasani. Ai ka filluar të lexojë që kur ishte 18 muajsh. Tani Elio është 3 vjeç e gjysmë dhe ka lexuar mbi 100 libra. Do të lexojë gjatë gjithës kohës. Pas përrallave radha u ka ardhur enciklopedive. Elio ka një memorie shumë të mirë. Ai nuk të dëshiron të lexojë të njëjtin libër dy herë. Për këtë arsye sot i dhamë një libër mësuesi edhe pse nuk ishte për moshën e tij.
“Elio në fillim ka filluar të thotë numrat dhe shkronjat në anglisht, pastaj në shqip dhe pastaj ka filluar të flasë. Të thotë fjalë me kuptim pasi si fëmijët e tjera ka filluar më herët. pra që në moshën 1 vjeç e gjysma ka filluar të thotë numrat dhe shkronjat. Isha duke e lexuar një libër “Bleta zuzu” dhe në një moment e lashë leximin e librat dhe Elio e vazhdoi vetë”, thanë Eva dhe Krasniqi nëna dhe babai i Elio Drizës.
Është shumë i dhënë pas librave?
“Po i ka shumë qejf. Elio nuk ha bukë nuk pati libra, nuk del po nuk pati libra, nuk fle gjumë po nuk pati libra.”
Sa libra ka lexuar deri më tani?
“Mbi 100 libra.”
Çfarë librash preferon Elio?
“Në fillim zgjidhte përrallat, pastaj enciklopedi, shkencë dhe botën e kafshëve.”
Keni kërkuar t’i bëni një test inteligjence?
“Kemi kërkuar, këtu në Shqipëri, ndërsa në Kosovë po. U interesuan dhe thanë që testi duhet të bëhet pasi të mbushë 5 vjeç dhe ne po presim“, tha babai i Elios.
Elion shkon në kopsht me moshatarët e tij. Prindërit thonë se pjesa që Elios i pëlqen më shumë në kopsht është kur i merr librin me përralla edukatores dhe ia lexon fëmijëve të tjerë.
Elio shkon në kopsht me moshatarët e tij?
“Po me fëmijët normalë për nga inteligjenca.”
Ka një program të posaçëm për Elion?
“JO, jo si fëmijët e tjerë.”
Cilat janë pritshmëritë që keni për Elion?
“Themi se do të bëhet dikush.”
Rasti i Elios i ka rënë në sy edhe Ministrisë së së Arsimit. Por ky institucion nuk është kujdesur që për fëmijët si Elio të hartojnë kurrikula të posaçme mësimorë.
“Kemi pas takim me ministren e arsimit dhe na ka thënë që do të na ndihmojë t’i masim inteligjencën. Qëllimi ynë nuk është ky, por na intereson që dikush të merret me strukturimin e mësimit që ka nevojë Elio“, tha babai i Elios.
Elio di shumë më shumë nga moshatarët e tij. Atij i pëlqen të flasë me gjuhën e librave. Por për prindërit e Elios, dëshira për lexim dhe dijë mund t’i zbehët një ditë dhe për këtë arsye ata kërkojnë ndihmë se si duhet të sillen me djalin e tyre inteligjent.
“Duhet me u marrë me pjesën e arsimi. kam frikë në mos në një të ardhme në qoftë se mos ta vazhdojmë ta kultivojmë arsimin mos i humb interesi dhe bëhet si fëmijët e tjerë normal”, tha babai i djalit.
Nikoll Prendi është një tjetër fëmijë talent. Kur ishte 4 vjeç ai mësoi mijëra vargje të Lahutës së Malësisë të At Gjergj Fishtës. Nikolla thotë se për të mësuar përmendësh këto vargje, nuk iu desh shumë mund.
“Në radhë të parë unë pashë në televizor xhaxhi Agim Doçin që po recitonte një poezi të At Gjergji Fishtës. Mua më pëlqeu shumë, shkova në klasë të parë mësova të lexoj dhe i kërkova babit të më blinte librin. Ma bleu dhe kështu mësova vargjet përmendësh”, tha Nikoll Prendi.
Sa vargje mësove për herë të parë?
“1000 mijë maksimumi.”
Sa kohë tu desh?
“Jo më shumë se një jave.”
Ishte e vështire t’i mësojë përmendesh?
“Në fillim pak, por tani jam mësuar.”
Je i gatshëm të dish të gjithë Lahutën e Malcis përmendsh, apo me pjesë?
“Unë di 3000 vargje, ndërkohë që ka 15.600 vargje.”
I mëson shpejt poezitë?
“Po i lexoj dy herë shkoj fle gjumë dhe pastaj i kam të rifreskuara.”
Djali reciton poezinë e At Gjergj Fishtës:
“Për më shkrue zotni ngazeta, duhet shkrue si të jetë më parë. Njeri i ndershëm dhe atdhetar. Të jetë fisnik e zemër bujar, jo intrigant e ngatarrestar, edhe ken të mos ketë hafije mandej duhet që të ketë dije”
“Unë kuptoj që jam i zgjuar, por këtë gjë nuk kam për ta lënë”, tha Nikoll Prendi.
Po tek lënda e matematikës si je?
“Shumë mirë nuk kam asnjë vështirësi.”
8-vjeçari nga Lezha është i vetëdijshëm për inteligjencën tij. Që në moshë të vogël më këtë aftësi ai kërkonte të surprizonte familjen e tij.
“Veçantia e Nikos ka qenë se nga mosha 9 muajsh fliste shumë pak, pastaj kur bëri 12 muaj fliste si të gjithë ne”, tha babai i tij, Valentin Prendi.
4 vjeç ai nisi të recitonte Gjergj Fishten si?
“Ai kishte dëgjuar Agim Doçin të recitonte disa vargje të shkurta të At Gjergj Fishtës, i pëlqeu dhe dëgjonte shumë pastaj Reshat Arbanën. E dëgjonte dhe mësonte një poezi në ditë kishte dëshirë të na surprizonte, nuk i jepja ndonjë rëndësi të veçantë.”
Prindërit kanë shpresa që Nikolla i vargjeve do të bëhet dikushi kur të rritet.
“I mëson për një kohë shumë të shkurtër, por edhe i harron. pasi është fëmijë. Nëse rri 3 muaj pa e thënë një poezi mjafton ta lexojë një herë dhe e fikson menjëherë. Nuk përkushtohet shumë që të mësojë, është nxënës i mirë unë them që e ndihmon shumë dhe memoria që ka”, tha babai i djalit.
Programi i Nikos është i njëjtë me të fëmijëve të tjerë?
“Po, po si të tjerët.”
Amanti Sulaj është një fëmijë i jashtëzakonshëm për mësuesen, për familjet, por edhe për miqtë. Amanti ka filluar të lexojë që kur ishte 3 vjeç. Në moshën 5 vjeçare mësoi t’i bjerë pianos, Kur mbushi 6 vjeç kompozoi për herë të parë. Ndërkohës sot që është 8 vjeç dhe shkon në klasë të tretë mësimet e shkollës nuk e tërheqin pasi i ka lexuar ato dy vite më parë.
“Unë jam Amani jam 8 vjeç shkoj në klasën e 3. Më pëlqen shumë matematika, por ajo matematika e klasës së 3 pasi e kam bërë që në klasën e parë. Ndërsa tani po heq qafe matematikën e klasës së 6”, tha Amanti.
Po përse nuk të pëlqen matematika e klasës së 3?
“I kam bërë shumë herë ato ushtrime. Janë shumë të thjeshta.”
Si të duket momenti kur mësuesja shpjegon mësimin për matematikën e klasës së 3?
“Mendoj për matematikën e klasës së 6.”
“Mua më pëlqen matematika nga që është si një lojë. Unë luaj me numrat është tepër argëtuese.”
“Amanti i ka pas prirjet që në fillim në matematikët. Teksa fëmijët e tjerë duan të dëgjojnë përralla para se të flenë gjumë, Amanti kërkonte ushtrime matematike. Amanti i bën shumë mirë të gjitha gjërat. Çdo gjë që bën ai shkëlqen. Ka një aftësi të natyrshme për mënyrën se si i kupton gjërat”, tha Anila Sulaj, mamaja e Amantit.
Po pianos di t’i biesh?
“Po di të bie shumë. më pëlqen pasi edhe ajo më duket si një lojë që mund të krijojë tinguj të këndshëm”, thotë djali.
Po gjuhë të huaja di?
“Po di 3 gjuhë të huaja. Anglisht, Italisht dhe Gjermanisht.”
Ditët kur Amanti mungon ose shkon me vonesë në shkollë janë të rrallë. Në këto ditë talenti nga Tirana, qetëson prindërit e tij duke i thënë që mos të shqetësohen për mësimet pasi i di të gjitha. Përballë kësaj inteligjence prindërit e Amantit kanë frikë se djali tyre humbet interesin për shkollën. Për këtë arsye ata kanë kërkuar që fëmija i tyre të kapërcejë një klasë.
Por edhe kësaj herë institucioni përgjegjës ministria e arsimit nuk ka reaguar.
Duke qenë se Amanti tani është duke punuar me matematikën e klasës së 6 dhe të 7, a keni kërkuar që ai të kapërcejë klasat pasi ekziston mundësia që ai të humbasë interesin?
“Kjo është e vërtetë. Amanti shpesh herë edhe shprehet duke thëne që janë gjëra që unë i di. Në si prindër i kemi thënë vazhdo dhe dëgjoi edhe një herë. Por do të ishte e mira që Amanti të ishte minimumi një klasë më lartë. Kam tentuar që ta kaloj një klasë më lartë. kam pyetur në një takim ish-ministren e arsimit. Ministria më është shprehur që të gjithë prindërit kështu thonë për fëmijët e tyre. I thashë urdhëro ja ku e ke djalin pyete. E pyeti u përgjigj djali dhe tha do ta shohim rastin. Dhe nuk ndodhi asgjë, kam vajtur pranë ministrisë jam interesuar dhe më thanë nuk bëhet”, tha Kapllan Sulaj, babai i djalit.
” Pa dyshim që ka nevojë për tu mbështetur. në e mbështesim individualisht si prindër, por do të ishte shumë mirë nëse do të shkonte në një shkollë për Gift Children. Pra për ata fëmijë që kanë inteligjencën më të lartë se normalja”, tha mamaja e Amantit.
Jamarbër Hoxha është i spektrit autik. 11 vjeçari nga Tirana ka lexuar mbi 300 libra. Letërsia angleze është e preferuara e tij.
” Unë mund të them që Jamarbëri ka lexuar për herë të parë kur ka qenë 18 muajsh. Praktikisht ai ka mësuar të flasë nëpërmjet librit, leximit. Tani Jamarbëri lexon romane për të rritur, drama, tragjedi. Shkrimtari i preferuar i Jamarbërit është Shekspiri, Ismail Kadare, Martin Camaj, Ali Podrimaj”, tha Kujtim Hoxha , babai i Jamarbërit.
A ka shumë pse Jamarbëri kur lexon?
“Pyetjet më shumë pse janë tek libri i Ismail Kadarese ‘Kronikë në Gur’. Ai libër ka shumë zhargone dhe Jamarbëri pyet për këto zhargone”, tha ai.
Kush është pasioni yt?
“Unë kam shumë pasione, më pëlqen ekonomia, leximi, gatimi, piktura, libra.”
Cili është shkrimtari yt i preferuar?
“Martin Camaj, sepse shkruan me poezi dhe mua më pëlqejnë shumë.”
Ke lexuar Shekspirin?
“Po Romeo dhe Zhuljeta dhe Jul Cezarin, oh janë drama por kryevepra botërore.”
Më thuaj një poezi.
“Po të them një të Martin Camajt.”
Po libri yt për çfarë flet?
“Unë kam shkruar 126 poezi. Qielli është si në ëndërr. Unë jam si drita. Unë jam në hije. Një dritë në hije.”
Je duke shkruar diçka tjetër?
“Po shkruaj një libër me tregime Djali autik”
Çfarë do të thotë autizëm?
“Autizëm nuk është një sëmundje, po thjesht një emocion i pashprehur, vërdallosje, por autizmi është edhe dashuri sepse na ka dhënë aftësi ndryshe nga të tjerët”, thotë djali.
Jamarbëri është mësuar që çdo ndjesi të tij ta shkruajë. Thotë se të vërtetat hidhen në letër.
Për moshën e Jamarbërti ka një leksik shumë të pasur si e shpjegojnë psikologët?
“Në vitin 2013 u diagnostikua Jamarbëri, dhe diagnoza e Jamarbërit ishte çrregullim prevaziv i spektrit autik, por me funksione të larta. Që do të thotë ka elemente të autizmit, por mes tyre elementeve ka dhe funksion të lartë të trurit”, tha babai i tij.
Ndërsa Miranda, nëna e Jamarbërit thotë se është bërë një punë kolosale që djali të ketë këto aftësi. Jamarbëri nuk di vetëm të shkruajë bukur, gjithashtu ai është folës i 5 gjuhëve të huaja.
“Deri në momentin që ekziston çrregullimi nuk bëhet fjalë për një gjeni. Por bëhet fjalë për aftësi të cilat janë veçori të spektrit të autizmit. Që është perceptimi shumë i qartë i tingujve dhe kjo e bën atë të jetë një folës i mirë i disa gjuhëve, se njohës i gjuhës është e tepërt. Jamarbëri me zor flet një gjuhë për shkak të spektrit e jo më disa. Por ai është i aftë të thithë mirë çdo tingull të çdo gjuhe“, thotë nëna e Jamarbërit.
Angjelo është 10 vjeç. Kur ishte 5 vjeç mësoi të gjitha emrat e kryeqytete te shteteve të botës, të cilat i rendiste për 3 minuta. Ato kohë Angjelo së bashku me familjen jetonte në Francë, kjo inteligjencë nuk kaloi pa i rënë në sy shtetit Francës.
Ju në atë kohe keni qenë në Francë si i ra në sy shtetit për inteligjencën e djalit?
“U bë një konkurs për grupmosha të ndryshme dhe djali zuri vendin e parë. Madje drejtori i shkollës së bashku me drejtuesin e prefekturës me kërkoi që djalin ta mbanim në Francë dhe ta shkollonin”, tha babai i Angjelos, Denis Yzeiri.
Përse nuk e latë?
“Sepse do më dhimbte shpirti.”
Ju përse nuk qëndruat në Francë?
“Shteti Francez mori vendimin që ne të ktheheshim. Shumë më thonë përse nuk e le djalin atje, por nuk e bëja dot këtë gjë”, thekson ai.
Edhe kësaj here ministria e arsimit ka mësuar për inteligjencën e Angjelos. Deri me sot Angjelo nga ministria ka përfituar disa libra dhe një tablet. Ndërkohë që babai i tij kërkon një bursë për te, pasi është i pasionuar pas historisë dhe gjeografisë.
” Duke pas një fëmijë më këtë inteligjencë ju kanë ofruar një program të posaçëm për djalin . Na kanë thënë që do ju ndihmojmë, por deri më tani nuk kemi parë asgjë. Takuam zonjën Kushi ministren e arsimit e falënderoje për dhuratat, por ne kërkojmë ndihmë reale”, tha babai.
Angjelo do të lexojë çdo gjë rreth historisë së njerëzimit dhe gjeografisë. Problemet familjare kanë reflektuar edhe tek rezultatet e Angjelos. Sipas babait është ministria e arsimit qe nuk projekton diçka konkrete për djalin e tij dhe inteligjenca e Angjelos rrezikon të humbasë në jetën e përditshme.
Çfarë mendojnë njerëzit kur të shohin?
“Që jam shumë i zgjuar. Me mësime si je? Shumë mirë, por këtë vit kam rënë pasi nuk kemi para të printoj informacionet. Më pëlqen historia dhe gjeografia një mësim e mësoj përmendësh për 15 minuta”, thotë Angjelo.
Romeo Deda, është 36 vjeç, ai thotë se ka memorie mbinjerëzore. Romeo mban mënd përmendësh çdo gjë që ka lidhje me shifrat. Shkencat sociale nuk janë për djalin e verbër.
Romeo po kërkon të bëhet pjesë e rekordeve Guines , ai ka mësuar përmendësh të gjithë prefikset e shteteve të botës.
“Mendja e Romeos ka tërhequr vëmendjen e njerëzve të thjeshtë, por jo institucioneve shtetërore. Mendja gjeniale nuk është vënë kurrë në funksion të një pune”, tha nëna e Romeo Dedës.
Top Channel dërgoi një shkresa zyrtare pranë Mistrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë, ku I kërkonte informacion nëse për fëmijët inteligjent ka një program të posaçëm mësimor. Por ky institucion nuk e gjeti kohën t’i përgjigjej programit Exclusive, ndërsa jo zyrtarisht na u tha se nuk ka asnjë trajtim të veçantë siç ndodh në shumë vende të botës.
“Nikë Marash Kodra ka qenë fëmija i parë inteligjent që u vu re gjatë diktaturës. Një rast i jashtëzakonshëm” ishte titulli i shkrimit që tronditi Enver Hoxhën. Nikë Marësh Kodra, në 1962 ishte 6 vjeç. Asaj kohë ai ishte nxënës I klasës së parë në shkollën e Palajsht të Dukagjinit. Para se të mësonte A,B,C-në Nika I vogël arrinte të zgjidhte problemet matematikore të shkollës së mesme. Ishte mësuesi Gjeto Voci, ai që shkroi për nxënësin e tij të jashtëzakonshëm. Në atë kohë talenti Nikë ishte kurioziteti për të gjithë. Edhe Enver Hoxha kërkoi të njihej me të”, tha Arbi Agalliu, akademik.
“E ndërsa mësuesi priste që Nika të bëhej një shkencëtar, ishte sistemi ai që shkatërroi gjeniun”, tha Gjeto Voci.
“Fëmijët e talentuar mbaheshin të izoluar në komunizëm si rasti i Nikës, ndërsa në demokraci ka indiferencë nga institucionet shtetërore dhe vetëm premtime. Ndaj gjithë investimin sot e bëjnë vetë prindërit për këta fëmijë që kanë lindur talent. Por si trajtohen në botë?”, tha Nikë Kodra.
Top Channel