Mijëra vetë u mblodhën në qendër të Torontos për të protestuar kundër bombardimeve izraelite në Gaza.
Mijëra vetë u mblodhën në qendër të Torontos për të protestuar kundër bombardimeve izraelite në Gaza. Duke valëvitur flamuj e me në duar pankarta ku shkruhej: “Palestina e lirë”, njerëzit mbushën sheshin kryesor të qytetit, e denoncuan atë që e quajtën “padrejtësi” ndaj popullit palestinez.
“Është befasuese e gjithë kjo mbështetje, të ngroh zemrën. Sepse në Palestine po ndodh një genocid. Duhet t’i mbështesim, sepse atje po përsëritet Holokausti, vetëm se për një popull tjetër”, thotë Dania, protestuese e lindur në Palestinë
Mijëra vetë demonstruan edhe ne Washington DC, Boston e në Brooklyn, në SHBA, ku tubuesit nuk e fshehën pakënaqësinë me qeverinë amerikane.
“Jam 50 vjec, dhe thashë se do të jetoja sa ta shihja Palestinën të lirë, por me sa duket, kjo nuk ka për të ndodhur”, shprehet Samy Rum, protestues.
“Populli palestinez vazhdon të viktimizohet sepse qeveria amerikane i jap kaq shumë para Izraelit, ata financojnë armët e tij, financojnë shpopullimin e territoreve palestineze dhe kolonizimin e tyre me hebrenj”, thotë protestuesja, Mia Medaoui.
Në Paris e Londër, protestat morën kthesë të dhunshme e disa efektivë policie mbetën të plagosur. Në kryeqytetin franceze, forcat e rendit përdorën pompat e fuqishme të ujit për të shpërndarë turmën e egërsuar, e cila u mblodh pavarësisht se tubimi nuk mori leje nga autoritetet. protesta që cuan në përplasje me policinë e arrestime pati edhe në Bruksel e Berlin, ndërsa në Londër organizatorët pretendojnë se në marshim u mblodhën 100 mijë vetë.
Top Channel