UKT ndërhyrje në rrjetin e kanalizimeve në disa zona të kryeqytetit, përfitojnë mbi 40 mijë banorë

15/05/2021 14:20

Ekipi i terrenit të UKT po punon intensivisht për rinovimin e rrjetit të kanalizimeve në mbarë kryeqytetin.

Specialistët këtë herë po kryejnë një ndërhyrje të domosdoshme në Rrugën” Foto Xhavella”. Ky investim, ashtu si çdo tjetër në Tiranë, po kryhet me profesionalizëm dhe me materiale bashkëkohore.

Gjithashtu ndërhyrje po bëhen edhe në zonën e Qesarakës. Nga ky projekt do të përfitojnë një total prej rreth 35 mije – 40 mijë banorë me ujë të pijshëm dhe me synimin e furnizimt 24 orë me ujë.

Rrjeti i ri shtrihet në zonën që kufizohet nga rrugët Myslym Keta, Shefqet Kuka (fizika bërthamore), Fadil Deliu (teleferiku), Muhamet Deliu (zona e thesarit), Dalip Topi (pjesa lindore e Kodrës se Priftit), Sotir Caci në drejtim të Linzës dhe degëzimet e tyre.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA