U dënua me rreth 14 vite burg për udhëheqjen e organizatës kriminale, eurodeputeti i “Agimit të Artë” ekstradohet në Greqi

15/05/2021 15:51

Eurodeputeti i “Agimit të Artë”, Giannis Lagos të cilit PE i kishte hequr imunitetin para tre javësh dhe më pas është vendosur në arrest shtëpiak në Bruksel pas një urdhër-arresti evropian të lëshuar kundër tij, është ekstraduar sot në Greqi.

Gjykata greke pas dënimit të tij me 13 vjet e tetë muaj burg për “udhëheqjen e një organizate kriminale” gjatë gjyqit të partisë neonaziste “Agimi i Artë” bashkë me liderët më të lartë të kësaj partie kishte kërkuar heqjen e imunitetit nga PE dhe dorëzimin e tij në vend për të vuajtur dënimin në burgjet greke.

Pasi ka mbërritur i prangosur dhe i shoqëruar me policë në aeroportin e Athinës, ai është paraqitur para Prokurorit të Ekzekutimit të Dënimeve në Gjykatën e Apelit për të marrë dënimin me burg, bazuar në vendimin e lëshuar nga Gjykata Penale e Apelit me tre anëtarë në 22 tetor 2020, dhe thuhet se më pas do të çohet në burgun  e Domokosë.

Lagos ishte një prej 50 të dënuarve prej drejtësisë greke, në gjyqin më të rëndësishëm në historinë greke të pasluftës.

Ndërkohë mbetet ende i paarrestuar Kristos Papas i shpallur në kërkim, një prej udhëheqësve kryesorë të Agimit të Artë, partisë ekstremiste të djathtë që pas krizës ekonomike në 2010 për disa vite u be forca e tretë politike në vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA