Një aksident i rëndë është shënuar këtë të premte në kryeqytet.
Burime për Top Channel bëjnë dije se një automjet, me drejtuese shtetasen F. Z., 47 vjeçe, ka dalë nga rruga dhe si fillim është përplasur me një stacion autobusi, e më pas automjeti ka përfunduar në ambientet e një lokali. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur dy këmbësore, të cilët janë dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur te ura, pranë rrugës “Vasil Shanto”, në Tiranë, rreth orës 20:55.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 15.05.2021, rreth orës 20:55, në Vasil Shanto, mjeti me drejtuese shtetasen F. Z., 47 vjeçe, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një stacion autobuzi. Si pasojë ka aksidentuar dy këmbësore të cilat u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel