“Të falen gjobat e pandemisë”/ Deputeti Murrizi nismë për anulimin e dënimeve të ndalimqarkullimit

15/05/2021 19:45

Tetorin e vitit të shkuar, qeveria fali të gjitha gjobat e vendosura për shkeljen e rregullave në kuadër ta masave anti-covid.

Të njëjtën procedurë deputeti Myslim Murrizi e ka kërkuar, të zbatohet përsëri nga qeveria. Këtë ai kërkon ta realizojë përmes një iniciative ligjore e cila pritet të futen në rend dite në seancat e radhës të parlamentit.

“Heqje të gjithë masave administrative dhe atyre që kanë pezulluar patentat apo automjeteve të bllokuara. Kjo do të lehtësonte qytetarët në këtë periudhë të vështirë nga kovidi”, u shpreh Murrizi.

Një nisëm e tillë, tha Myslim Murrizi për Top Channel, përpara datës 25 Prill do ishte në kundërshtim me Kodin Zgjedhor dhe ai shpreson që shumica socialiste në parlament ta mbështesë.

Top Channel