Shembja e mineralit në galeri/ Shkeli rregullat e mbrojtjes në punë, materialet për 42-vjeçarin i referohen Gjykatës

15/05/2021 10:25

Për një 42-vjeçar nga Bulqiza janë referuar materialet në gjykatën e Dibrës pasi akuzohet se ka shkelur rregullat e mbrojtjes në punë.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”, për shtetasin, N. Gj., 42 vjeç,  banues në Bulqizë, punonjës pranë një firme minerare në Bulqizë”, njofton policia.

42-vjeçari ishte punonjës pranë një firme minerare në Bulqizë dhe procedimi penal ndaj tij nisi pas shembjes së një cope minerali gjatë punës në galeri.

Ai rezulton se nuk ka bërë kontrollin teknik të frontit të punës dhe për pasojë është plagosur një punëtor 32-vjecar, i cili ndodhet në për mjekim në spital,  jashtë rrezikut për jetën.

Nuk është hera e parë që ndodhin ngjarje të rënda në miniera. Para disa ditësh, në një minierë në Martanesh, si pasojë e çlirimit të gazit nga gjeneratori u plagosën 4 minatorë, të cilët u dërguan me urgjencë në spital.

53-vjeçari, i cili është proceduar penalisht është transportuar në gjendje të rëndë drejt Tiranës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA