Serenata në pazarin e Korçës, artistët mblidhen për të kënduar
15/05/2021 12:12
Ne pazarin e vjetër të Korçës pandemia duket një histori e harruar. Vendin e saj e kane zënë serenatat dhe artistët korçarë, të cilët i kanë kthyer Korçës epitetin qyteti i festave.
Për gati dy ore këngëtarë e qytetarë përjetuan emocionet festive që u kishin munguar për më shumë se një vit e ky duket se ishte sinjali i parë për një verë ndryshe nga ajo e kaluara.
Notat festive që para pandemisë i gjeje thuajse çdo fundjavë në Korçë u rikthyen me shpresën që kjo verë do të jetë po aq argëtuese sa ato para pandemisë.
Top Channel