Tetë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës për vepra të ndryshme penale.
Tre prej tyre u kapën gjatë kontrollit të policisë dhe Forcave të Posaçme “Shqiponjat”, të cilët gjetën dhe sekuestruan sasi me lëndë narkotike kanabis e kokainë, si dhe një përforcues metalik.
Policia njofton se tre të rinjtë që ranë në pranga për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” janë:
-E. Gj., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjeti dhe sekuestroi një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe një përforcues metalik ;
-H. V., 17 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjeti dhe sekuestroi një sasi me lëndë narkotike kanabis ;
-J. C., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e policisë të Komisariatit të Policisë Nr.1 iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi më lëndë narkotike kokainë.
Ndërkohë është arrestuar edhe një 34-vjeçar pasi në lokalin e tij bar-kafe , u gjetën 9 poste loje me ekrane dhe tastiera të veçanta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Pajisjet dyshohej se shërbenin për organizimin e lojërave të palejuara dhe i riu akuzohet për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” .
Gjithashtu është arrestuar një 22-vjeçar, i cili mbante një përforcues grushti në automjetin e tij. Ndërkohë janë kryer edhe kontrolle nga specialistët e qarkullimit rrugor, të cilët kanë arrestuar:
-E. M., 35 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ;
-Z. S., 59 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ;
Edhe 37-vjeçari që aksidentoi për vdekje 62-vjeçarin që po udhëtonte me biçikletë në rrugën “Asim Vokshi”, në kryqëzim me rrugën “Jordan Misja”, është arrestuar.
Top Channel