Ne ditët e sotme të gjithë kemi dëgjuar të flitet shumë për një element të rëndësishëm të trupit tonë, ai quhet Magnez.
A e dini se cili është konkretisht roli i Magnezit në trupin e njeriut, këtij minerali vital që rregullon mirëfunksionimin e organizmit?
Ky mineral ndihmon në mirëfunksionimin e sistemit kockor, pakëson rrezikun për shfaqjen e sëmundjes së Osteoporozës. Ai gjithashtu përmirëson funksionin normal të zemrës, kontrollon nivelin e glukozës apo të sheqerit dhe ndikon në metabolizmin e insulinës. Dhe jo vetëm kaq… njerëzit që marrin sasi të konsiderueshme të Magnezit nëpërmjet dietës ushqimore, kanë rrezik më të ulët për t’u prekur nga Diabeti tip-2.
Nga te gjitha këto kuptojmë që mungesa e Magnezit në turpin tonë është tepër e rëndësishme. Në emisionin e sotëm “Hipokrati” do t’ju shpjegojmë se cilat janë shenjat që nuk duhet t’i anashkaloni, të cilat flasin qartë për mungesën e Magnezit.
Sa i rëndësishëm është Magnezi në aktivitetin fizik?
Cilat janë ushqimet që përmbajnë Magnez?
Roli i suplementeve ushqimore për të zëvendësuar humbjen e tij.
Gjithçka në Hipokrati!
Sonte, ora 17:00!
Top Channel!
Top Channel