Policia arrestoi një efektiv të RENEA-s dhe dy persona të tjerë që po transportonin 1 kilogram kokainë. Në pranga ra efektivi i RENEA-s Xhulio Lici dhe Ded Nimani e Luan Gaçi, këta të fundit me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.
Policia njofton se në bashkëpunim me njëri-tjetrin Nimani dhe Gaçi merreshin me veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve konkretisht duke blerë kokainë në sasi 1 deri në 2 kilogramë, dhe më pas duke e shitur atë në zona të ndryshme të Tiranës,si dhe në kufi me qarkun e Durrësit me qëllim shmangien e prezencës policore.
Ata u ndaluan në aksin rrugor Tiranë -Durrës, rruga e vjetër në zonën e Ndroqit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike me peshë totale 1 kilogramë e 88 gramë, dy automjete, pesë aparate celular dhe një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Top Channel