Bizneset e “Vlorës historike” qendrës më të re të qytetit të Vlorës në protestë ditën e sotme me qepena mbyllur. Bizneset kanë zgjedhur këtë shenjë proteste për t’i drejtuar bashkisë së Vlorës një sërë kërkesash që duhen marrë parasysh.
Sipas bizneseve kërkesat kanë të bëjnë me pastrimin e zonës, qentë endacak të rrugës, erën e keqe të kanalizimeve, madje edhe motoçikletat, të cilat kalojnë në mes të zonës historike duke u bërë problem për turistët dhe klientët e tyre.
Bizneset denoncojnë edhe një tjetër fakt terrorizimin nga policia e Vlorës.
Sipas tyre policia e Vlorës vjen në zonë dhe kërkon mbylljen e muzikës madje më pas kërkon dhe mbylljen e biznesit. Policia vjen me forde dhe makina policie duke terrorizuar klientët dhe turistët. Për këtë fakt bizneset ankohen se bëhet selektime pasi në Lungomare muzika vijon e lirë.
Një muaj më parë bizneset e Vlorës kanë patur një takim në zoom me kryetarin e bashkisë së Vlorës dhe këshillin bashkiak i cili ju ka garantuar se brenda një kohë të shkurtër problematikat do të zgjidhen. Deri tani ende asnjë zgjidhje s’ka ardhur.
Top Channel