Bebja 5-muajshe nxirret e gjallë pas bombës në Gaza që shembi shtëpinë e vrau 10 anëtarë të familjes (foto të rënda)

15/05/2021 15:31

Një bebe pesë muajshe është nxjerrë sot e gjallë nga rrënojat e një sulmi ajror izraelit në kampin e refugjatëve në Gaza, ku mes të tjerëve u vranë dhe 10 anëtarë të nje famijeje.

Pamjet e tmerrshme nga vendngjarja tregonin infermierët që mbanin beben e vogël djalë në spitalin e Al-Shifa, që raportohej se u gjet pranë trupi të vdekur të nënës së tij.

Bombardimet e Izraelit në Rripin e Gazës vazhduan dhe mëngjesin e sotëm me një sulm ndaj një shtëpie në Gaza ku u vranë të paktën 10 palestinezë, numri më i madh i viktimave nga një bombë e vetme që prej nisjes së sulmeve.

Militantët e Hamas lëshuan të tjera raketa drejt Izraelit teksa një i dërguar i OKB mbërriti në Izreal për bisedime. Këshilli i Sigurimit të OKB pritet të mblidhet nesër për çështjen.

Sekretari amerikan për çështjet Izrael-Palestinë, Hady Amr, do të takohet sot me liderët izraelitë në Jeruzalem, para se të niset nesër për në Bregun Perëndimor për të takuar zyrtarët palestinezë.

Por megjithë shtimin e përpjekjeve diplomatike për të ndaluar pesë ditë luftime dhe bomba në zonat e banuara palestineze, goditjet dhe vdekjet nuk kanë të ndaluar.

Dhjetë anëtarë të një familjeje palestineze – tetë fëmijë e dy gra – u vranë kur bomba ajrore izraelit shembi shtëpinë e e tyre në kampin e refugjatëve të Shati.

Mohammed Hadidi tha se gruaja e tij kishte shkaur për Bajram në shtëpinë e të afërmve, ku u vranë ajo dhe tre fëmijët me moshë nga gjashtë deri në 14 vjeç, një 11-vjeçar është i humbur dhe vetëm djali pesë-muajsh Omar njihet si i mbijetuar.

11 palestinezë u vranë dje në zonat e pushtuara në Bregun Perëndimor, në dhunën e ngjashme me atë që palestinezët kujtojnë si Dita e Nakba (Katastrofës), kur rreth 700,000 palestinezë u dëbuan nga shtëpitë e tyre në 1948.

Numri total i viktimave në Gaza prej të hënës i ka kaluar 130, më shumë se 30 prej të cileve femije. 950 njerezjanë plagosur.

“Nuk kishte asnjë paralajmërim”, tha fqinji i shtëpisë së tragjedisë Jamal Al-Naji. “Ata filmuan njerëzit duke ngrënë në tavolinë dhe i bombarduan”, tha ai duke iu referuar Izraelit.

“Përse konfrontohen me ne? Përse nuk konfrontohen me të fortët!’

FOTO GALERI
1/15
Një bebe pesë muajshe është nxjerrë sot e gjallë nga rrënojat e një sulmi ajror izraelit në kampin e refugjatëve në Gaza

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA