Vlorë/ Gjendet predha e paplasur, dyshohet se i përket Luftës së Dytë Botërore. Banori: Ja hoqa dheun me terezi dhe e ngrita me duar

14/05/2021 13:37

Një predhë luftarake e dyshuar e Luftës së Dytë Botërore është gjetur nga një banor i fshatit Peshkëpi në Vlorë. Mësohet se ka qenë një banor i zonës, ai i cili ka pikasur predhën e paplasur në afërsi të tokave bujqësore.

Banori që e ka gjetur thotë se ka qenë duke punuar tokën për të mbjellë pemë dhe në thellësinë 1.5 m ka ndeshur me predhën.

“Kam afërsisht 20 vjet që jam këtu, kemi banuar lart në fshat të vjetër. Tani merrem me kultivimin e pemëve dekorative, palma. Kisha ofertë për 10 palma, po i shkulja dhe gjeta një predhë, ja hoqa dheun me terezi, e ngrita me duar. Atje matanë ka qenë garnizonë e Italisë dhe këtu ka qenë furra e bukës. Ka qenë zonë ushtarake, më poshtë ka qenë aerodromi. Predha është e paplasur. I përket atyre viteve ndoshta, por është e hershme. Është e rrezikshme, po e ruaj aty derisa të vijnë ata të policisë”, tha banori që e ka gjetur.

Predha është e rrezikshme pasi dyshohet të jetë e paplasur. Megjithatë as policia dhe as xhenierë ende nuk kanë shkuar në zonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA