Mishel dhe Gi janë një çift turistësh të ardhur nga Parisi. Për dy javë do të eksplorojnë bukuritë e Shqipërisë.

Është hera e parë në Shqipëri dhe duket shumë mbresëlënëse. Duam ta zbulojmë vendin tuaj. Në Paris unë punoj në sektorin e turizmit. Kam vizituar shumë vende të botës, dhe këtu po na shijon.

Maskat i hoqëm, por ja tek i kemi me vete. Ne të dy jemi vaksinuar. Është më e çlirët situata këtu. Do të qëndrojmë dy javë në Shqipëri. Nesër do të vizitojmë qytet tjetër.  Sigurisht që do t’ua rekomandojmë miqve dhe klientëve tanë, vendin tuaj”, tha Mishel.

Sektori i turizmit u godit më shumë nga pandemia, por tani me çlirimin e masave vendet janë vënë në garë të tërheqin sa më shumë prej tyre. Por çfarë do t’i thoshte një shqiptar i thjeshtë një turisti, përse duhet ta vizitojë ai Shqipërinë?

Hajde, mirë se të vish sepse je 100% i sigurt. Dhe do të hash bio në këtë vend, kur në Evropë dhe në botë nuk ekziston më bio fare”, tha një qytetar.

“Unë kam shëtitur pafund vende në botë, por mikpritjen dhe buzëqeshjen i gjen të kombinuara shumë bukur vetëm në Shqipëri. Edhe pse janë hallexhinj prapë buzëqeshin, të respektojnë me buzëqeshje”, tha një tjetër qytetar.

“Jemi të vaksinuar, kemi imunitet, shqiptarët e kanë zakon mikpritjen. Ne tironsit themi: Jemi sofërshtum!”, tha një qytetar nga Tirana.

“Jugu ynë është një perlë, aty mali, aty deti. Welcome in Albania! Shqipëria është një vend që e ka bekuar Zoti.”, u shpreh një qytetar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA