Taksistët protestojnë, kërkojnë punë/ Pengohet të marrin pasagjerë në rrugët e kthimit

14/05/2021 15:10

Drejtuesit e furgonave dhe auto veturave në Korçë, të cilët punojnë taksi, kanë protestuar pasi nuk lejohen të transportojnë udhëtarë në kthim.

Zbatimi i ligjit për transportin udhëtar që specifikon se drejtuesit e mjeteve që janë të licensuar pranë bashkive nuk mund të marrin pasagjerë nga bashkitë e tjera ka sjellë reagimin e drejtuesve të mjeteve, të cilët prej ditësh kanë marrë gjoba ndërsa akuzojnë bashkinë e Korçës se kjo i penalizon në punën e tyre.

Duke transportuar pasagjerë vetëm në njërin drejtim të udhëtimit të tyre, shoferët thonë se e kanë të pamundur të përballojnë shpenzimet.

Nga ana e saj, bashkia e Korçës sqaron se ky është një detyrim ligjor e duhet te zbatohet nga shoferet pasi neni 37 i ligjit te transportit ndalon funksionimin e taksive ne linjë te rregullt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA