Peticioni online për ta futur në parlament, flet Ori Nebiaj: Ishte qershia mbi tortë! Zbulon çfarë ndjesie pati në intervistën me Ramën

14/05/2021 13:43

Oriela Nebiaj, kandidatja për deputete në listën e koalicionit PD-AN në qarkun e Tiranës ka folur për fushatën zgjedhore dhe peticionin online që është krijuar për ta futur në parlament.

Në emisionin “Breaking”, e ka cilësuar si qershinë mbi tortë, ndërsa theksoi se i vjen keq që janë kapur me Vangjel Dulen që siguroi më pak vota se Nebiaj, por arriti të siguronte një vend në parlament. Nebiaj sqaroi se ajo mund të bëhet deputete vetëm nëse heq dorë një femër.

Nebiaj: Peticioni online për të më çuar në parlament ishte “qershia mbi tortë”. Të gjithë më përgëzuan, ishte një ndjesi kontradiktore se teksa humbëm, të gjithë gjenin kohën dhe energjinë për të më uruar mua për rezultatin e mirë që kisha në kandidimin tim të parë.

Unë hyj në parlament vetëm nëse heq dorë një femër. Besoj se e kanë vënë re të gjithë paqartësinë e madhe për këto zgjedhje. Nuk ka ndodhur kurrë më parë dhe ka ende paqartë dhe nuk ka faj Vangjel Dule dhe nuk duhet t’i shkojë atij pesha morale. Një gjë është e vërtetë, qytetarët, ata që votojnë dhe duan të flasin me votën e tyre janë më shumë se ata që manipulojmë votën.

Pyetje: Çfarë të mësoi fushata?

Nebiaj: Është një lidhje që krijohet dhe besoj se nuk do zgjidhet më kurrë. Dhe në lagjen ku unë banoj për të qenë po goca e lagjes, është njësoj dhe sot, flas me ta, i ndajmë hallet. Është një energji e fortë, adrenalinë e fortë që mua më bën më të vendosur për atë se si do të jetë rruga ime në vijim dhe nuk shkëputem më dot nga terreni, qytetarët dhe politika.

Pyetje: Cili ishte reagimi i familjarëve?

Nebiaj: Ata që mbanin mbi supe çdo emocion timin. U angazhuan të gjithë, çdo individ që kisha takuar në jetë si mik apo ndonjë marrëdhënie pune dhe për këtë jam e lumtur e krenare. Kjo më bën më të fortë dhe të kujdesshme për hapat që vijnë në vijim. Askush nuk kishte llogaritur që do dilja aq lart dhe për aq pak kohë të shkurtër. Sot që ne flasim, përveç se pozitat e mia janë më të forta dhe kandidatja potenciale, për momentin jam po unë. Të shohim çfarë do ndodhë në vijim.

Ndërsa për intervistën që i bëri kryeministrit Edi Rama në “Wake Up”  teksa zhvillohej fushata elektorale, Ori tha: “E dija arrogancën e tij në lidhje me gazetarët, por isha e bindur që do të qëndroja e ftohtë dhe për çdo reagim do të qëndroja si Ori e Wake Up pa përfshirë asnjë ngjyrim politik.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA