Një fëmijë 8 vjeç është përplasur disa minuta më parë nga një makinë, pranë rrethrrotullimit të Komunës së Parisit”, në Tiranë.
Policia e Tiranës, po ashtu njofton një tjetër aksident, ku i plagosur ka mbetur një 60-vjeçar. Drejtuesi i kamioni ka përplasur shtetasin me iniciale G.R., i cili po lëvizte me biçikletë, në rrugën “Jordan Misja”, në kryeqytet.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 13:55, në rrugën “Jordan Misja” mjeti kamion me drejtues E. K., rreth 37 vjeç, ka aksidentuar biçiklistin shtetasin G. R., rreth 60 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Rreth orës 14:15 , tek rrethrrotullimi i “Komunës Parisit”, mjeti me drejtuese shtetasen S. P., 36 vjeçe, ka aksidentuar një fëmijë me iniciale E. Dh., rreth 8 vjec, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.
Top Channel