Eugena Tomini, shefe e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik tregon si po shqyrtohet mundësia për lëvizjen e qytetarëve pa maska.

“Heqja e maskës po analizohet në dy kategori, në ambientet e mbyllura dhe të jashtme. Por kjo kërkon një sërë indikatorësh. Përveç të dhënave klinike, infektimet apo të shtruarit në spitale, edhe imunizimi i popullsisë do të ndikojë, por që do të ketë sërish kritere. Do të shohim në varësi të imunizimit nga vaksina dhe nga vetë infektimet”, shpjegon Tomini në “Breaking”, në Top News.

Sipas saj, “popullata e ka përkrahur tashmë distancimin, maskat i mbajnë në ambientet e brendshme, pavarësisht se janë shpërqëndruar pas vaksinimit”.

Ky ndërgjegjësim i popullsisë, shton shefja e Epidemiologjisë, tregon se Shqipëria është drejt kalimit në vijën e gjelbër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA