Breshëri është një fenomen tipik i pranverës në Shqipëri, madje gjatë këtij viti ka qenë shumë pak prezent.
Breshëri ndodh ku pas temperaturave të larta ka rënie të menjëhershme të temperaturave, duke gjeneruar lëvizje të fuqishme vertikale të ajrit dhe kjo lëvizje bën të mundur ngrirjen e menjëhershme të pikave të shiut në nivelet e larta të atmosferës që më pas bien drejt tokës në formën e breshrit.
Konkretisht, Shkodra, pas mesnatës ka patur një stuhi shiu e breshëri, e cila ka zgjatur rreth 50 minuta. Gjatë kësaj kohe janë regjistruar rreth 55 mm shi dhe breshër që tregon një intensitet të lartë mbi 10 mm në 10 min.
Pra, 55 mm në 50 min konsiderohet një ngjarje afat shkurtër ekstreme aq më tepër që më shumë se gjysma e këtyre reshjeve kanë rënë në formë breshëri.
Nuk përjashtohet mundësia e prezencës së breshrit sonte gjatë natës dhe nesër paradite në veriperëndim, por edhe në skajin jugor të vendit./Metoalb/
Top Channel