Anëtari i Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit, Spartak Braho ka renditur disa prej deklaratave të Metës para zgjedhjeve të 25 prillit duke thënë se duhet të bëhet një vlerësim për gjendjen e tij psikologjike.
Braho iu drejtua Stojkut duke e pyetur se si e vlerëson gjendjen e Metës duke iu referuar faktit se është mjek dhe tha se duhet të hetohet nëse veprimet i përkasin “një njeriu të çmendur, ashtu siç e quan populli”, apo janë veprime të një njeriu që ka luhatje emocionale.
Braho: Shfaqet në gjendje logjike dhe karakteriale aspak normale. Në datën 24 prill, Presidenti deklaron publikisht: “Prokurorë dhe gjyqtarë, boll dëgjuat përfaqësuesit e Ndranghetës, dëgjoni Presidentin. Mos dëgjoni don Agaçion! Nëse derdhet një pikë gjak mjerë ju, nesër duhet të jetë festa e demokrasicë. Kriminelët janë të rrezikshëm, por më të rrezikshëm kriminelët e veshur me uniformë.” Përsëri në këtë datë thotë: “Sfurqet do të jenë të dielën nëse preket vota”. Në datën 20 prill, “Bablok, shqiptarët e dinë shumë mirë se kush është kurdisur.” Presidenti është shfaqur në deklarata në gjendje psikologjike aspak normale. Të nderuar kolegë deputetë, për fat edhe mjekë, si e vlerësoni gjendjen psiqike të presidentit, mos jemi në kushtet të papërgjegjshmërisë së tij?
Hyseni: Është një nga rastet që parashikohet në Kushtetutën por procedura nuk është rasti konkret por merakun që ka Braho, do të merrni një përgjigje.
Stojku: Ky është një problem krejt profesional mjekësor. Problemi këtu diskutohet për një luhatje të theksuar të humorit që gjendja e stresit varion me shqetësime që arrijnë në vendimmarrje të gabuara të individëve në pushtet. Ky vjen nga moskontrolli i emocioneve dhe manifeston këto sjellje shpërthyese. Nuk do të ishte keq, nëse mendohet pozitive nga komisioni një këqyrje më e thellë profesionale. Nuk e di nëse do të ishte udhës, por njihen stresi emocional, ndodhin dhe nuk duhet të ndodhin në vazhdimësi. Kur kemi disa shpërthime të herëpashershme mund të merret në konsideratë.
Bushka: Është një procedurë tjetër. Ne kemi verifikimin e hetimit të shkeljeve që pretendohen nga kolegët deputet. Nuk paragjykoj kërkesat!
Braho: Duhet të hetojmë edhe shkaqet. Këto janë veprime të një njeriu të çmendur se populli ashtu e quan, apo janë veprime të një njeriu që ka luhatje emocionale?
Top Channel