Një sulmues që vrau gjashtë njerëz në një festë ditëlindjeje më 9 maj në Colorado Springs, SHBA, ishte zemëruar sepse nuk ishte ftuar, tha dje policia amerikane.
28 vjeçari Teodoro Macias, besohet se shoqërohej prej një viti me një vajzë e cila ishte mes viktimave, dhe shkoi në festë për shpërthimin brutal të dhunës duke vrarë gjashtë persona, të dashurën e tij e familjarët e saj. Menjëherë pas masakrës ai vrau veten.
Policia e Colorado Springs tha se Macias ishte i dashuri i një prej viktimave dhe erdhi në festë i paftuar.
Oficerët thanë se Macias njihej si një individ xheloz dhe kontrollues.
Sapo kishte ardhur në vendngjarje, Macias lëshoi terrorin e tij ndaj shtatë njerëzve, duke vrarë gjashtë dhe duke plagosur një tjetër qe ndodhet ende në spital.
Shtatë minorenë që merrnin pjesë në event, shpëtuan pa u lënduar, duke përfshirë dhe një dy-vjeçar.
Mes të vrarëve ishte e dashura e Macias, Sandra Ibarra, motra e saj, Mayra Perez, dhe i vëllai Jose Ibarra.
Bashkëshorti i motrës së saj, Melvin Perez – i cili po festonte ditëlindjen – gjithashtu u vra, së bashku me nënën e tij Joana Cruz, dhe të vëllanë Jose Guitierrez.
Motra e vogël e Melvin, Nuvia Marquez i mbijetoi tragjedisë.
Macias raportohet se vrau veten pas sulmit.
Fqinja Gladys Bustos tha: “Jemi të gjithë të shokuar. Si mund të ndodhë kj0? Është aq e dhimshme, e padurueshme.”
Top Channel