Gazetarët e “Mega tv” interpretojnë videon 3D që skematizon mënyrën se si mendohet të jetë bërë grabitja.
Ata tregojnë se hajdutët hynë nga porta e pasme e shtëpisë, që nuk ishte e rrethuar. Ndërkohë, tregojnë se ngjitur me shtëpinë e çiftit, ndodhet një banesë e pabanuar, ç’ka dyshohet se ka favorizuar grabitësit.
Në fillim, kanë lidhur burrin, i cili ndodhej në sallon dhe më pas kanë hyrë në dhomën, ku ndodhej 20-vjeçarja me foshnjën, në shtrat. Vajza ushtrohej në kick bock dhe sapo ka parë kriminelët, ka bërë rezistencë, por kjo nuk ka zgjatur shumë. Të renë e kanë mbytur, duke i mbyllur gojën me një leckë dhe duke i bllokuar hundët.
Ndërkohë, një banor i zonës, ka dëshmuar se disa ditë më parë, ka parë një burrë rreth të pesëdhjetave nëpër rrugët e lagjes.
Sipas ekspertëve, vrasësit kanë ardhur me plan në banesë domethënë e kanë ditur shumë mirë se ku shkojnë. Ndërkohë, në videon 6-minutëshe, gazetarët theksojnë se “sa të pashpirt kanë qenë autorët, që kanë arritur të kryejnë një akt të tillë mafioz”.
Sipas ekspertizës, ndaj viktimës, është ushtruar shumë forcë. Më tej, gazetarët hedhin dyshime se grabitësit kanë qenë nën efektit e lëndëve narkotike, pasi kështu mund të shpjegohet një makabritet i tillë.
Ngjarja e rëndë, që tronditi shtetin helen, ndodhi në 11 maj, në lagjen Glika Nera të Athinës. Vajza me origjinë britanike, u vra pranë foshnjës 11-muajshe.
Grabitësit mbytën dhe qenin e familjes, lehjet e të cilit ngritën në alarm lagjen, por pavarësisht se fqinjët njoftuan policinë se diçka po ndodhte në banesën e çiftit, nuk u bë e mundur mbërritja në kohë.
Ndërkohë, nesër, në ishullin Alonisos ku Karolain është rritur, do të bëhet varrimi i nënës fatkeqe.
Top Channel