Një 43-vjeçar, i identifikuar si Kamer Idrizi është vrarë mbrëmjen e djeshme në Shkup. Ai u qëllua me mbi 80 plumba teksa po udhëtonte me automjetin tip Gold”, në të cilën ishte edhe një 22-vjeçar nga Haracina.
I riu mori gjashtë plumba dhe është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa Kameri ka ndërruar jetë gjatë rrugës për spital. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.00 në parkingun në kryqëzimin e bulevardeve ‘Bosnjë dhe Hercegovina’ dhe ‘Hristijan Todorovski-Karpos’, bëjnë me dije mediat maqedonase.
Ndryshe, Kamer Idrizi për opinionin e gjerë u bë i njohur në vitin 2019, kur disa persona të maskuar, gjuajtën dhjetëra plumba ndaj tij në hotel Aleksandar në Shkup. Në profilin e tij në Facebook mund të shihen foto të shumta të Kamerit me zyrtarë të lartë të LSDM-së.
Pak kohë më parë kishte humbur edhe të vëllain. Në një status në rrjetet sociale të bërë më herët, ai kishte shkruar disa fjalë prekëse në përvjetorin e lindjes së të vëllait.
Postimi për vëllain
Ditën e filloj me ty, natën e mbaroj me ty, çdo gëzim e ndaj me ty, çdo hall e qaj me ty, çdo sukses e arrij me ty, çdo pikëllim e kaloj me ty. Ngado që të shkoj ti je pran mua ngado që të shkoj e di ti s’më le vetëm kur mua, çdo ditë të jetës time kur zgjohem në mëngjes shikoj foton tënde dhe të përshëndes.
Tash po të shikoj ty edhe pse tkam tatu, të kam thell në zemër e di që je tum ndëgju,vëllau yt i vogël ditëlindjen do me ta uru e sa të ket jetë Kameri ditëlindjen tënde ka me festu. Enver.
Top Channel