Vrasja në mes të ditës në Vlorë, Dervishi: Mënyra si mbajnë armën duken si komando ushtrie

12/05/2021 22:40

Gazetari Ferdinad Dervishi i ftuar mbrëmjen e sotme në “Open” tha se mënyra se si mbajnë armën vrasësit e Bledar Birçajt në Vlorë të japin përshtypjen që janë komando ushtrie.

Ai u shpreh se i vetmi shqetësim është se çfarë mund të bëjnë tjetër ata.

“Të japin përshtypjen që janë komando ushtrie, mënyra se si mbajnë armën,ajo që më shqetëson nuk është vendi se ku dolën, unë mendoj se dy njerëz kaq të stërvitur që dinë të qëllojnë aq saktë çfarë mund të bëjnë tjetër. Të shkojnë të marrin zvarrë të gjithë e të shkojnë ta puthin në ballë drejtorin. Ata janë si komando amerikane, si marinsa”, tha gazetari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA