Analisti Enton Abilekaj i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në Top Channel komentoi vrasjet dhe atentatet mafioze që kanë pushtuar vendin kohët e fundit.
Ai është shprehur se të gjitha këto ngjarje kanë vënë në dyshim sigurinë në këtë vend.
“Çdo muaj kemi nga një vrasje, në një muaj dalin pamje me teknika që si kemi parë edhe në vrasjet më të famshme në botë. Kjo e këtij aksidentit ishte si në mafiet siciliane. Duhet thënë që prodhimi i krimit si një alternativë ekonomike. Aq shpesh sa po vihet në dyshim siguria në këtë vend. Ata po gjejnë çdo vend në mes të ditës bëjnë vrasje të tilla spektakolare, ne po eksportojmë dhe importojmë krim. Teoria hëngshin kokat po rezulton efektive. Kjo është fazë alarmante që paralajmëron një zhvillim të madh të krimit në vend”, tha Abilekaj.
Top Channel