Manastirliu falenderon infermierët: Prej tyre ja kemi dalë të përballojmë muajt e vështirë të pandemisë

12/05/2021 18:52

Ogerta Manastirliu në fjalën e saj në Ditën Botërore të Infermierëve tha se infermierët shqiptarë gjatë pandemisë kanë shërbyer orar pa orar dhe prej tyre deri tani vendi ka përballuar pandeminë.

Ajo thotë se infermierët kanë punuar ditë e natë, orar pa orar për t’iu gjendur pranë atyre që ishin në ditë të vështira dhe po luftonin për jetën.


‘’Në këtë muaj të vështirë pandemie kam kujtuar shpesh, Florenc Najkingen, siç njihet ndryshe zonja me llambë. Thoshte që janë mëse e bindur se heronjtë më të mëdhenj janë ata që bëjnë detyrën e përdithsme.

Nuk u harroj ato ditët e para të marsit, kur gjithkush u mblodh tek familjet e vogla, dhe ju u bëtë familja e atyre që vuanin nga virusi. Jeni gjithmonë aty, për të bërë të zakonshmen që për ne është jashtëzakonshmja. Shoh infermierë që kemi ndarë sfida dhe arritje.

Mes jush këtu kam kënaqësinë të shoh dhe sshumë infermierë të rinj që janë motiv krenarie. E them sepse janë brez infermierësh që iu dha mundësia të punësohen me meritë e transparencë.

3 vjet më vonë e them me krenari që është histori suksesi, nuk do të ketë kthim mbrapa. Janë punësuar më shumë se 3 mijë infermierë përmes portalit. Pandemia, kjo ngjarje e pazakontë që njerëzimi përbalelt 1 herë në 100 vite na dha provë për t’i kthyer dinjitetit infermierëve.

Nuk janë pak, por plot 1 mijë e 335 infermierë, ku më shumë se 400 prej tyre të punësuar vetëm gjatë pandemisë, që iu bënë krah stafeve shëndetësore. Mbi 5 mijë mjekë e infermierë, laborantë e fizioterapistë përfitojnë bonus mbi pagën. Tregoi mbështetjen tonë të pakursyer për ata që kujdesen për jetën e shëndetin. Mirënjohja ime shkon për ata që shërbejnë sot, nga veriu në jug, mirënjohje për më shumë se 13 mijë infermierë.

Kjo është padyshim falë forcës, vullnetit e shërbimit të infemierëve, kanë punuar orar pa orar. 11 infermierë nuk e fituan dot betejën me COVID-19, janë humbje e madhe, por edhe forcë e madhe për të dalë nga kjo lifut. Teksa beteja vijon, janë sërish infermierët, ekipet tona të palodhura të vaksinatorëve që po çojnë përpara shpresën për të dalë nga tuneli i pandemisë. Kemi kryer më shumë se 630 mijë vaksinime. Jemi të vendosur për të zbatuar planin

1 milion vaksinime brenda qershorit, ashtu sikur ju kemi mbështetur për ta çuar në nivel të ri sistemin tonë shëndetësor. Do e kujtojmë pandeminë si histori të së shkuarës, por që nuk na gjunjëzoi.’’- tha Manastirliu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA