I jepet certifikatë si ‘miku i infermierëve’, Rama refuzon: Do dalim te ‘Portokallia’, do vij ta marr kur të kem rritur rrogën tuaj me 40%

12/05/2021 19:19

Kryeministrit Edi Rama i është dhënë një certifikatë mirënjohjeje si miku i infermierëve por ky i fundit ka refuzuar ta marrë.

Ai tha se do të vijë ta marrë kur të rritet paga e infermierëve me 40%.

“Me lejen tuaj sdua ta marr certifikatën refuzoj ta marr sepse s’më takon, por duke qenë se s’doni ta lini në siklet presidenten, certifikatën ta mbajë urdhri dhe unë do e marr pasi rroga të jetë rritur 40%.

Se të vij unë këtu për tu përulur para jush dhe në fund të marr prapë unë çmimin, do na çoni në Portokalli. Unë se marr këtë se meritoj. Kjo nuk shkon.

Llampën do e marr se do më kujtojë që duhet të shkosh të marrësh ceritifikatën. Atë do e marr kur të jetë rritur paga e infermierëve 40%”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA