Nga hetimet e deritanishme ka dyshime se personi nën hetim është përfshirë në veprimtari të kundërligjshme dhe se pasuritë i ka vendosur gjatë përfshirjes në këtë aktivitet.
Ky është argumenti i gjykatës së posaçme i zbardhur gjatë ditës në këto vendimi ku aprovohet kërkesa e SPAK për sekuestrimin e pasurive të ish gjyqtarëve Bashkim Dedja, Fatos Lulo dhe Shkëlzen Selimi.
Në vendimin e Gjykatës thuhet se ka dyshime që pasuritë do të tjetërsohen, ndaj duhen sekuestruar për llogari të procesit penal.
Sipas vendimeve që TCH disponon konfirmohet se aktualisht janë nën hetim dhe 7 ish gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga 20 që janë verifikuar deri më tani dhe pritet që pasuritë e tyre të kenë të njëjtin fat.
Nga të dhënat e bëra publike gjatë procesit të vettingut gjatë procesit të vettingut policia gjyqësore referoi kallëzimin për ish gjyqtarin kushtetues Fatos Lulo, me detyrë ish gjyqtar i lartë dhe së fundmi gjyqtar kushtetues.
Ky material është bashkuar me një tjetër procedim theksohet në vendim. Të hetuarave u renditen të gjitha deklaratat periodike ndër vite, mes tyre gjendjet cash, dhuratat dhe të ardhurat, të dhëna që përkojnë edhe me gjetjet e procesit të vettingut për të cilat ata u shkarkuan.
Hetimi i SPAK, thuhet në vendim, është bazuar në aktet e dorëzuara nga gjyqtarët pranë ILDKPI dhe në KPK, thuhet më tej. Së dyti theksohet në vendimin e sekuestros ndaj pasurive të Lulos, verifikimet që këto dy organe kanë kryer por pa marrë në konsideratë rezultatin administrativ, ku dhe për një hetim të pavarur SPAK ka caktuar një ekspert kontabël që ka kryer ekspertizë dhe jep përgjigje se sa ishin të ardhurat e secilit.
Në këtë fazë dyshohet se Lula ka kryer deklarim të rremë, thotë gjykata e antikorrupsionit, sa i takon një dyqani prej 172 m2, pasi kjo pasuri fiktivisht është deklaruar si dhuratë nga një e afërm. Ish gjyqtari e ka apeluar vendimin në shkallën e dytë dhe kërkon heqjen e sekuestros.
Për ish kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, gjykata i referohet SPAK që këmbëngul se banesa prej 60 metra katrorë e sekuestruar në Durrësi, efektivisht zyrtarizohet nga Dedja, ndonëse formalisht është regjistruar nën emër të të vëllait me qëllim për ta fshehur.
Nën sekuestro, Gjykata ka vendosur edhe pasuri të gjyqtarit Shkëlzen Selimi, i cili u kontrollua nga vettingu vetëm për një kriter, atë të figurës por që sërish eksperti kontabël i angazhuar nga SPAK ka nënvizuar gjetje të rëndësishme për hetimin penal.
Top Channel